Rashica acarohej shpejt për këto gjëra, trajneri i Wederit tregon si e ndryshoi qasjen e lojtarit kosovar

Rashica acarohej shpejt për këto gjëra, trajneri i Wederit tregon si e ndryshoi qasjen e lojtarit kosovar

Sport April 26, 2019 - 11:54
Detajet

Ka pasur disa ndeshje në të cilat Milot Rashica ishte acaruar me faullet e hershme të shkaktuara ndaj tij, transmeton zeri.info

Por, kështu nuk ndodhi edhe ndaj Bayern Munichut sepse trajneri Florian Kohfeldt e kishte përgatitur sulmuesin e tij.

As pesë minuta lojë nuk kishin kaluar kur Milot Rashica u rrëzua në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayernit.

Jerome Boateng e kishte ndalur reprezentuesin kosovar afër vijës anësore. Për shkak se e kishte prekur topin, ai i shpëtoi kartonit të verdhë.

Ndërkohë, bashkëlojtari i Boatengut, Mats Hummels e mori kartonin verdhë 20 minuta më vonë dhe ai gjithashtu e rrëzoi përtokë Rashicën.

Trajneri i Wederit, Florian Kohfeldt kishte zbuluar më vonë se ai i kishte pritur këto faulle.

“Ne folëm me Milotin për këto para ndeshjes. Këto janë momente kur ti si lojtar mund të rri më tutje. Kjo nuk duhet të lejohet të ndodhë”, ka thënë Kohfeldt.

“I sinjalizova djemtë e tjerë që t’i thoshin se duhet ta bëjë përsëri. Ai duhet të vazhdojë ende me duelet një kundër një. Në ndeshjet në ligë në Munich apo edhe në sfidën ndaj Hertha Berlinit Rashica ishte frulluar herët për t’u nxjerrë jashtë konceptit të lojës. Por, të mërkurën gjërat ishin ndryshe. Kosovari vazhdoi përpara, ishte lojtari më i mirë i Bremenit në fushë, asistoi për 1:2 dhe shënoi për 2:2 në një solo aksion emocionues”, tha ai./Zëri