Muriqi te Fenerbahce? Ky është reagimi i klubit të futbollistit kosovar

Muriqi te Fenerbahce? Ky është reagimi i klubit të futbollistit kosovar

Sport April 26, 2019 - 12:07
Detajet

Vedat Muriqi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Rizesporit, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar deklaroi së fundmi se nuk ka biseduar me Fenerbahcen për një transferim të mundshëm, pavarësisht zërave që e lidhnin me një kalim thuajse të sigurt te gjiganti turk.

Për këtë ka reaguar edhe klubi i Rizesporit.

“Në lidhje me futbollistin tonë Vedat Murici, nuk ka pasur asnjë të vërtetë në lajmet e raportuar në media për transferimin e lojtarit. Nuk ka pasur asnjë takim me ndonjë klub për lojtarin tonë Vedat Muricin, kontrata e të cilit skadon në 2020-n, në fund të edicionit për shkak të rëndësisë së tij, dëshira jonë është që të punojmë me të për shumë vite”, thuhet në njoftimin e klubit turk./Zëri