E bujshme, klubi anglez e kërkon Rashicën

E bujshme, klubi anglez e kërkon Rashicën

Sport April 26, 2019 - 12:13
Detajet

Crystal Palace është duke shprehur interesim për futbollistin e Werder Bremenit, Milot Rashica, transmeton zeri.info

Reprezentuesi kosovar është duke shkëlqyer këtë edicion me Werder Bremenin dhe tashmë ka filluar të tërheqë vëmendjen e klubeve të tjera.

Ish-sulmuesi i Vitesses ka shënuar 10 herë në 2019-n dhe as Bayern Munichu nuk mundi ta ndalë, shkruan “HITC”.

22-vjeçari shihet nga klubi anglez si një zëvendësues i Wilfred Zahas, i cili pritet të largohet nga Palace në afatin kalimtar të verës./Zëri