Gjysmëmaratona e 19-të, nesër mësohen detajet

Gjysmëmaratona e 19-të, nesër mësohen detajet

Sport April 26, 2019 - 14:14
Detajet

E diela po vjen përkatësisht 28 prilli, ku do të mbahet gara më e madhe ndërkombëtare e atletikës në vendin tonë, gjysmëmaratona ndërkombëtare “Prishtina 2019”, raporton Zëri.info.

Të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planit, ndërsa presidenti i Federatës Atletike të Kosovës, Halil Sylejmani, zotohet për një garë edhe më të fuqishme.

Fituesi i garës qoftë të femrat qoftë të meshkujt do të shpërblehet me 1200 euro.

Të dielën në Prishtinë do të mbahet gjysmëmaratona e 19-të, ndërsa detajet rreth kësaj gare, që është më masovikja në Kosovë, do të mësohen të shtunën nëpërmjet një konference me gazetarë që do ta mbajë organizatori i kësaj gare, Federata Atletike e Kosovës, shkruan zeri.info.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Shtëpisë së Sporteve, duke filluar prej orës 11.00. /Zëri.info