Tyson Fury vendos një kusht interesant pasi pranon të përballet me Dillian Whyte

Tyson Fury vendos një kusht interesant pasi pranon të përballet me Dillian Whyte

Sport maj 14, 2019 - 12:41
Detajet

Tyson Fury ka pranuar që të përballet me Dillian Whyte në kuadër të WBC-s.

WBC ka kërkuar një përballje mes dyshes në kategorinë e peshave të rënda për ta përcaktuar një kandidat për kampionin Deontay Wilder, shkruan Zëri.info.

Whyte e ka pranuar këtë përballje, megjithatë Fury e ka refuzuar fillimisht.

Por, ‘Gipsy King’ tashmë e ka pranuar ofertën pas disa bisedimeve me vetëm një kusht.

Image

“Dua të dërgoj një video të veçantë te WBC për t’i falënderuar ata që më kanë mbështetur që të rikthehem në ring”, tha fillimisht Fury.

“E pash njoftimin tuaj që të përballem me Dillian Whyte dhe ju falënderoj për interesimin. Por, unë ende nuk e kam marrë lajmin që e kam mposhtur Deontay Wilderin (ka përfunduar me barazim) edhe pse bota e di e unë kam fituar”, vlerësoi Fury.

“Propozoj që përballja ndaj Dillian White të jetë për brezin e artë të WBC dhe jo për brezin e përkohshëm. Do të kujdesem për Dillan që ta nokautojë qysh në raundin e gjashtë. E pranoj sfidën. Faleminderit shumë. Do të përballem me Dillian Whyte”, ka përfunduar Fury./Zëri.info