'Për shkak të terrorit serb ndaj shqiptarëve nuk kam dashur të shkoj në Crvena Zvezdë'

'Për shkak të terrorit serb ndaj shqiptarëve nuk kam dashur të shkoj në Crvena Zvezdë'

Sport maj 14, 2019 - 14:01
Detajet

Kur Kujtim Shala ishte realizatori i dytë i FC Prishtinës, thuhej se ka pasur oferta nga “katërshja e madhe”.

Në një intervistë për mediat kroate ish-futbollisti i Partizanit dhe Dinamos ka folur për shumë gjëra si dhe për karrierën e tij se futbollist, shkruan Zëri.info.

Shala, i cili e kishte veshur fanellën e Partizanit në edicionin 1983/84, ka folur edhe për kthimin tij nga Partizani në Prishtinë, si dhe për ofertat që i ka pasur nga “katërshja e madhe” e futbollit jugosllav.

“Më ka kërkuar Hajduku, pasi shumë njerëz në vendlindjen time, në Prizren, kanë qenë tifozë të këtij klubi. Ante Zaja, njeriu i parë i operativës së Hajdukut kishte bërë përpjekje në këtë drejtim, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Edhe Partizani gjithashtu ka qenë në lojë, por vetëm pas një viti të kaluar atje si i ri jam kthyer në Kosovë”, tha fillimisht Kujtim Shala për "Index.hr".

“Atëherë të gjithë më thonin je i marrë, pasi Partizani ka qenë superfuqi, me futbollistët si Vukotic, Mance, Dimitrijevic, ndërsa unë nga ai klub kam shkuar në Prishtinë, e cila luftonte për ekzistencë. Por, kisha inat dhe kam pasur sukses. Crvena Zvezda nuk ka ardhur në shprehje kur në vitin 1988 jam larguar nga Prishtina, pasi nuk ka pasur shanse që pas eskalimit të situatës për shkak të terrorit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, të shkoj në atë klub, tifozët e të cilit kanë qenë serbomëdhenj. Në shprehje ka ardhur vetëm Dinamo. “, ka vazhduar Shala, duke folur më pas edhe për Crvena Zvezdën, veçmas për tifozët e saj.

“Fyerjet që i ka dëgjuar nga tifozët, por edhe nga futbollistët serb, asnjëherë nuk mund t’i paramendoj. Sa e sa herë ma kanë sharë nënën shqiptare, më kanë quajtur ustash, terrorist, irredentist...Marakana e Zvezdës është dridhur nga fishkëllimat kur spikeri e thërriste emrin tim, por një gjë e tillë ka ndodhur edhe sa herë e kam prekur topin. Ndërsa fyerjet vetëm dëgjohen, e ku janë goditjet që kam marrë për të njëjtat arsye? Kurrë nuk do ta harroj rastin kur mbrojtësi i Zvezdës, Drizic, më ka kositur për karton të kuq, ndërsa për këtë veprim ai as që ka marrë vërejtje”, shpjegoi Kujtim Shala, përcjell Zëri.info.

“Qartë mund ta paramendoni se ka qenë situata për gjyqtarin në atë moment. Njësoj ishte edhe në Nish, Novi Sad...”Vraje shqiptarin” ishin thirrjet e pandërprera në stadium. Unë nuk jam përgjigjur, pasi si shtazë kam luftuar për Dinamon, ndërsa në goditjet që kam marrë jam përgjigjur me gola, ndërsa kam festuar ne dy gishtërinj të ngritur lart, duke u ngjitur edhe në rrethojat e stadiumit, në tribunat ku ishin tifozët e Dinamos, BBB”, shtoi Kujtim Shala./Zëri.info