'Luftëtarët' fitojnë finalen e parë

'Luftëtarët' fitojnë finalen e parë

Sport maj 15, 2019 - 08:53
Detajet

Golden State ka fituar me rezultat 116:94 ndaj Portland në finalen e parë të play off-it në Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1:0 serinë e ndeshjeve.

Ashtu sikurse pritej, një ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors, të cilët ishin superiorë në parket gjatë gjithë kohës.

Edhe pse pa Kevin Durant e lënduar, skuadra e Golden State ishte gjatë gjithë kohës në epërsi dhe ai që bëri diferencën ishte Stephen Curry, që realizoi 36 pikë.

Paraqitje të mirë pati edhe Klay Thompson me 26 pikë, ndërsa Green realizoi 12 pikë e 10 kërcime, shkruan Zëri.info.

Portland nuk arriti të rivalizojë edhe pse pesë lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Mysafirët duket se ruajtën forcat për ndeshjen e radhës, duke qenë se kishin më pak kohë për të pushuar para kësaj finaleje të parë.

Dy takimet e para finale të play off-it do të luhen në fushën e Golden State dhe më pas seria do të transferohet në Portland.

Konferenca e Lindjes – Finale – Play off

Milwaukee - Toronto

Konferenca e Perëndimit – Finale – Play off

Golden State – Portland, 116:94 (1:0)./Zëri.info