Boksieri bullgar ia sheh sherrin puthjes së gazetares në buzë

Boksieri bullgar ia sheh sherrin puthjes së gazetares në buzë

Sport maj 15, 2019 - 13:30
Detajet

Boksieri bullgar, Kubrat Pulev, është dënuar me 2 mijë e 500 dollarë dhe duhet ta përfundojë kursin rreth parandalimit të shqetësimit seksual nëse dëshiron t’i hiqet pezullimi që e kishte marrë ai për shkak se e kishte puthur gazetaren pa dëshirën e saj, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Zëri.info.

Komisioni Shtetëror Sportiv i Kalifornisë e ka pezulluar lejen e boksierit 37-vjeçar, i cili në muajin mars, pas fitores ndaj boksierit rumin Bogdan Dinu e kishte puthur në gojë gazetaren, Jennifer Ravalo.

Pulev i kishte kërkuar falje gazetares gjatë dëgjimit të djeshëm, në të cilin është vendosur që atij t’i jepet mundësia të aplikojë përsëri për lejen e boksit, nëse deri më 22 qershor nuk i plotëson të gjitha kushtet.

Image

Nëse boksieri e përsërit të njëjtën gjë, Pulev mund të pezullohet përjetë nga boksi.

Pas incidentit, gazetarja kishte deklaruar se ka qenë e shokuar dhe e nënçmuar. /Zëri.info