Nënshkruhet marëveshja për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

Nënshkruhet marëveshja për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

Sport maj 15, 2019 - 16:06
Lexoni detajet e fundit

Sot kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e stadiumit në qytetin e Gjakovës, shkruan Zëri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë i Gjinit:

Sot së bashku me ministrin Kujtim Gashi e nënshkrova memorandumin për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Gjakovë!
E falënderoj nga zemra Kryeministrin Haradinaj dhe Ministrin Gashi për financimin e këtij projekti të jashtzakonshëm për komunën tonë!
Ndjehem i lumtur!

/Zëri/

Image
Image