Liga e Zvicrës 'pushtohet' nga shqiptarët, Bastien Thoma shënon supergol në minutën e fundit

Liga e Zvicrës 'pushtohet' nga shqiptarët, Bastien Thoma shënon supergol në minutën e fundit

Sport maj 15, 2019 - 22:15
Lexo Detajet

Bastien Thoma bëhet shqiptari i katërt që shënon gol sonte në Superligës e Zvicrës.

Thoma u bë hero i skuadrës së Sionit në ndeshjen e sotme, duke shënuar gol në minutën e 90-të, për rezultatin 1:0 ndaj Xamax, raporton Insporti.com.

Ky gol ia siguroi tre pikët e radhës skuadrës së Sionit, skuadër në të cilën luan edhe Pajtim Kasami.

Ndryshe, për skuadrën e Xamax titullar ishte edhe sulmuesi nga Prizreni, Kemal Ademi.

Përveç golit të Thomës, sonte shënuan edhe Benjamin Kololli, Shkëlqim Demhasaj dhe Albian Ajeti.