Para finales së Kupës së Italisë, trajneri serb humb kontrollin dhe niset për ta sulmuar tifozin

Para finales së Kupës së Italisë, trajneri serb humb kontrollin dhe niset për ta sulmuar tifozin

Sport maj 16, 2019 - 08:28
Detajet

Lazio është fitues i Kupës së Italisë për edicionin 2018/2019 pas triumfit në finalen e mbrëmshme kundër Atalantas.

Skuadra nga kryeqyteti italian arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat të pastër 2:0 dhe të shpallet kampion për herë të shtatë në këtë kompeticion.

Për ta parë ndeshjen, në stadiumin “Olimpico” ishte nisur edhe trajneri i Bolognas, serbi Sinisa Mihajlovic, i cili para se të hynte në stadium u përfshi në një incident.

Mihajlovic ka tentuar ta sulmojë një tifoz i cili e ofendoi trajnerin, por që më pas policia italiane ndërhyri për ta qetësuar situatën.

Gjithçka filloi kur Mihajlovic po shkonte drejt stadiumit dhe një tifoz bëri ofendime racore ndaj tij, duke bërë që trajneri serb të reagojë ashpër./Zëri.info