Për t'u inkuadruar në Premierligë, kjo finale e madhe do të zhvillohet në 'play-off'

Për t'u inkuadruar në Premierligë, kjo finale e madhe do të zhvillohet në 'play-off'

Sport maj 16, 2019 - 08:40
Detajet

Tashmë dihet çifti finalist i fazës ‘play-off’ për ta siguruar një vend në Premierligë.

Mbrëmë u zhvillua ndeshja e kthimit mes Leeds United dhe Derby Countyt, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e parë, Derby i drejtuar nga Frank Lampard kishte humbur me rezultat 1:0, por ndeshjen e kthimit e fitoi me rezultat 4:2.

Kështu, me rezultat të përgjithshëm 4:3, Derby County është kualifikuar me mjaft meritë në finalen e madhe.

Në finale, djelmoshat e Frank Lampard do të përballen me Aston Villan.

Image

Ndeshja finale do të zhvillohet më 27 maj, ku Derby County është skuadra vendase./Zëri.info