Milwaukee përmbys Toronton dhe fiton finalen e parë

Milwaukee përmbys Toronton dhe fiton finalen e parë

Sport maj 16, 2019 - 08:55
Detajet

Milwaukee e ka fituar ndeshjen e parë të fazës ‘play off’në Konferencën e Lindjes, duke mposhtur Toronton me rezultat të ngushtë 108:100 Toronton për të udhëhequr 1:0 serinë e ndeshjeve.

Ishte një ndeshje ku vendasit udhëhoqën për shumë pak minuta, disi në fillimin e lojës dhe më pas në fundin e saj.

Gjithsesi, kaq mjaftoi për ta fituar këtë ndeshje të parë finale, shkruan Zëri.info.

Skuadra e Torontos dominoi pothuajse gjatë gjithë kohës.

Për kanadezët u dalluan Leonard me 31 pikë e Lowry me 30 sosh, por të vetëm e patën të pamundur të triumfojnë.

Pikërisht në fundin e ndeshjes erdhi përmbysja e Milwaukee, që triumfoi falë 29 pikëve të Brook Lopez.

Paraqitje të mirë kishte edhe edhe Giannis Antetokounmpo, që realizoi 24 pikë.

Milwaukee është skuadra me rezultatin më të mirë të edicionit të rregullt në NBA dhe në të gjitha ndeshjet ka faktorin fushë në favorin e saj.

Edhe finalja e dytë do të luhet në fushën e saj, pas 48 orësh.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off: Milwaukee – Toronto, 108:100 (1:0).

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off: Golden State – Portland, (1:0)./Zëri.info