Superliga e Kosovës: Në Obiliq dhe Gjilan zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së 32-të

Superliga e Kosovës: Në Obiliq dhe Gjilan zhvillohen ndeshjet e fundit të javës së 32-të

Sport maj 16, 2019 - 09:06
Detajet

Në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, në pasditën e sotme do të zhvillohet dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro.

Në “Agron Rama”, skuadra e cila ka grumbulluar vetëm një pikë 31 javësh, do ta presë Ferizajn fantastik të Bylbyl Sokolit.

Pavarsisht vështirësive në pjesën e parë të edicionit, Ferizaj tani ndodhet jashtë zonës së barazhit dhe një fitore eventuale sot do t’ua mundësonte qëndrimin në elite edhe për një vit, shkruan Zëri.info.

Ndërkaq, ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan mes Gjilanit dhe Lirisë së Prizrenit.

Futbollistët e Gentian Mezanit nuk i kanë aspak punët mirë pasi ndodhen në barazh, por me një fitore eventuale sot, do të nënkuptonte shumë për gjilanasit.

Liria e Erdogan Celinës veçse ka rënë nga Superliga tashmë dhe sot luan vetëm për prestigj.

Ndryshe, të dyja ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 16:00./Zëri.info