Për nder të muajit të Ramazanit, Paul Pogba viziton Mekën

Për nder të muajit të Ramazanit, Paul Pogba viziton Mekën

Sport maj 16, 2019 - 10:03
Detajet

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba për nder të muajit të Ramazanit e ka vizituar vendin e shenjtë, Mekën.

Francezi ka vizituar vendin në fjalë në fund të dy edicioneve të kaluara në Premierligë.

Pogba, i cili mund të largohet nga “Old Trafford” këtë verë, iu bashkua shokut të tij, mbrojtësit të Chelseat, Kurt Zouma në udhëtimin e tyre në Mekë, shkruan Zëri.info.

Image

Pogba ka postuar një fotografi nga Arabia Saudite, së bashku me përshkrimin: “Kurrë mos harroni gjërat më të rëndësishme në jetë”.

Mesfushori më parë e ka vizituar Mekën për ta kryer ‘haxhin’ – një obligim për besimtarët mysliman.

Ndryshe, Pogba mund të largohet nga klubi madrilen këtë verë, dhe të transferohet te Real Madridi, ku dëshirohet me ngulm nga Zinedine Zidane./Zëri.info

Image