Eroll Salihu flet për çështjen 'Anel Rashkaj', tregon nëse do të donte ta shihte te Kosova

Eroll Salihu flet për çështjen 'Anel Rashkaj', tregon nëse do të donte ta shihte te Kosova

Sport maj 16, 2019 - 10:12
Detajet

Pas lëndimit të mesfushorit Hekuran Kryeziu, në medie është përfolur se trajneri Bernard Challandes mund ta ftojë ish-kapitenin e Kosovës në kohën e Albert Bunjakut, Anel Rashkajn.

Futbollisti kosovar kishte bërë paraqitje mbresëlënëse për Kosovën në ndeshjet ndërkombëtare duke fituar zemrat e ‘Dardanëve’, shkruan Zëri.info.

Por, me paraqitjet e tij, Rashkaj ia fitoi zemrën edhe sekretarit të përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu.

Salihu thotë se personalisht do të donte që Rashkaj të rikthehet në Përfaqësuesese, megjithatë thekson se kjo punë i takon trajnerit Challandes.

“Ne nuk i përzihemi stafit teknik. Aneli është një lojtar jashtëzakonisht i mirë. Të them të drejtën, unë personalisht jam tifoz i tij. Personalisht, kisha dashur ta shoh Anelin në Përfaqësuese, por kjo çështje i takon trajneri Bernard Challandes”, tha Eroll Salihu për gazetën “Zëri”.

Momentalisht, Anel Rashkaj luan për skuadrën suedeze, Eskilstuna./Zëri.info