Xherdan Shaqiri në dilemë, çfarë pritet të ndodhë me të te Liverpooli?

Xherdan Shaqiri në dilemë, çfarë pritet të ndodhë me të te Liverpooli?

Sport maj 16, 2019 - 10:24
Detajet

Xherdan Shaqiri shpreson se do të ketë më shumë minutash edicionin e ardhshëm te Liverpooli, madje edhe nga banka rezervë, pasi që mesfushori nga Kosova ka luajtur shumë pak këtë vit.

I transferuar për vetëm 13 milionë funte nga Stoke City, Shaqiri ka shkëlqyer në fushën e lojës sa herë që ka luajtur për skuadrën e Jurgen Klopp.

27-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në kohën kur Riyad Mahrez kaloi te Manchester City për 60 milionë funte, dhe pothuajse kanë shijuar edicion të njejtë në baza individuale, shkruan Zëri.info.

Image

Algjeriani është përfshirë në 22 gola në 1800 minuta sa ka luajtur, derisa Shaqiri është përfshirë në 17 gola në 1300 minuta sa ka luajtur.

Mahrez ndoshta ka shënuar dhe asistuar më shumë se mesfushori gjilanas, por ai ka kushtuar 47 milionë funte më shumë se Shaqiri.

Për Liverpoolin, Shaqiri është opsioni perfekt i skuadrës pasi ka një mesatare prej 76 minutash për gol/asistim.

Ish-futbollisti i Bayern Munich shpreson se do të luajë mbi 2000 minuta edicionin e ardhshëm si dhe rregullisht në garat e Kupës.

Image

Derisa Shaqiri dëshmoi në ndeshjen ndaj Barcelonës se mund t’iu shkaktojë telashe klubeve të mëdha, ai mund të zëvendësojë për mrekulli Mohamed Salah dhe Sadio Mane kur këta të fundit lëndohen./Zëri.info