UEFA merr vendimin e papritur: A do të pezullohet Manchester City nga Liga e Kampionëve?

UEFA merr vendimin e papritur: A do të pezullohet Manchester City nga Liga e Kampionëve?

Sport maj 16, 2019 - 10:34
Detajet

Manchester City është referuar në Trupin e Kontrollit Financiar të Klubeve nga UEFA për shkak të shkeljeve të mundshme të rregullave financiare.

Mediet këtë javë raportuan se Manchester City mund të pezullohet nga Liga e Kampionëve nëse shpallet fajtore, shkruan Zëri.info.

Tani, klubi i Premierligës do të referohet te Trupi i Kontrollit Financiar pas hetimeve që kanë nisur më 7 mars.

Ky organ do ta marrë vendimin final për Manchester Cityn, me pezullimin nga Liga e Kampionëve që duket një mundësi reale.

Image

Pas gjithë kësaj, Manchester City ka reaguar përmes ueb-sajtit të klubit duke thënë se janë ‘të zhgënjyer, por jo edhe të befasuar’.

“Manchester City është i zhgënjyer, por jo edhe i befasuar pas njoftimeve të fundit”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Por, akuzat e tilla janë false dhe jemi të sigurtë se jemi të pafajshëm”, thuhet në mes të tjerash./Zëri.info