Zyrtare: Bullgaria publikon listën e futbollistëve të ftuar 'anti-Kosovë'

Zyrtare: Bullgaria publikon listën e futbollistëve të ftuar 'anti-Kosovë'

Sport maj 16, 2019 - 11:28
Detajet

Kombëtarja bullgare do t’i zhvillojë dy ndeshje muajin e kaluar në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Fillimisht, më 7 qershor, djelmoshat e Krasimir Balakov do të udhëtojnë për t’u përballur me Republikën e Çekisë, shkruan Zëri.info.

Tre ditë më vonë, Bullgaria e pret Kosovën në Sofje për ndeshjen e fundit të ciklit të eliminatoreve për muajin qershor.

Ndërkaq, trajneri i Bullgarisë, Krasimir Balakov tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Image

Ndryshe, në grupin A të eliminatoreve për “Euro 2020”, Bullgaria renditet në vendin e dytë me dy pikë të grumbulluara.

Kurse, Përfaqësuesja e Kosovës në vendin e tretë me vetëm një pikë pas një ndeshje të zhvilluar./Zëri.info