Manchester Unitedi publikon fanellat e reja si vendas - të gjithë të habitur me këtë detaj

Manchester Unitedi publikon fanellat e reja si vendas - të gjithë të habitur me këtë detaj

Sport maj 16, 2019 - 11:51
Detajet

Manchester United i ka publikuar fanellat e reja për ndeshjet si vendas për edicionin 2019/2020, duke zgjedhur një dizajn impresiv për të kujtuar tripletën e famshme të fituar disa vite më parë.

Historia ishte shkruar në edicionin 1998/99 kur Sir Alex Ferguson kishte drejtuar “Djajtë e Kuq” drejt triplets – Premierligës, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Në finalen e Ligës së Kampionëve, Manchester Unitedi kishte kompletuar një rikthim dramatik kundër Bayern Munich pasi ishte në disavantazh prej një goli deri në minutat e fundit.

Image

Finalja e cila u zhvillua në Barcelonë, i takoi skuadrës nga Mançesteri me rezultat 2:1 me dy golat e shënuar në fund nga Ole Gunnar Solskjaer dhe Teddy Sheringham.

Kështu, kjo finale shihet si një inspirim për t’i dizejnuar fanellat e reja, të cilat duken thjesht mbresëlënëse.

Minutat ’91 dhe ’93 kur u shënuan golat e fitores nga futbollistët e Manchester Unitedit në këtë finale janë paraqitur në disa pjesë të fanellave të reja.

Sa i përket çmimeve, versioni më i lirë i këtyre fanellave kushton 64 funte.

Image

Me këto fanella, për herë të parë, Manchester Unitedi do të debutojë kundër Bayern Munich në një ndeshje testimoniale./Zëri.info