Klubi anglez, i gatshëm t’ia ‘rrëmbejë’ Barçës Griezmannin

Klubi anglez, i gatshëm t’ia ‘rrëmbejë’ Barçës Griezmannin

Sport maj 16, 2019 - 18:16
Detajet

Manchester City duket se do t’i bëjë konkurrencë Barcelonës për sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton zeri.info

Griezmann njoftoi të martën se do të largohet nga Atletico gjatë kësaj vere dhe kampioani i La Ligës shihet si favoriti kryesor për të nënshkruar me reprezentuesin francez.

Sidoqoftë, gazeta spanjolle “Sport” shkruan se edhe Manchester City është i gatshëm për ta paguar klauzolën e lirimit në vlerë prej 120 milionë eurosh për lojtarin.

Por, City dhe Barcelon nuk janë klubet e vetme të interesuara për Griezmannin, derisa raportohet se edhe Bayern Munichu dhe Paris Saint-Germaini janë të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e futbollistit./Zëri