Klubi anglez u financua nga familja Bin Laden?

Klubi anglez u financua nga familja Bin Laden?

Sport maj 16, 2019 - 18:45
Detajet

Klubi anglez Sheffield United ka pranuar një hua prej 3 milionë funtesh nga një pjesëtar i familjes Bin Laden, raporton e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Kjo gjë u tha në një seancë gjyqësore të enjten, pak kohë pasi klubi anglez e siguroi ngjitjen në Premierligë.

Gjatë një gjyqi mes bashkëpronarëve të klubit, Kevin McCabe dhe Prince Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud, të cilët zotërojnë nga 50 % të aksioneve të skuadrës është zbuluar se një financim prej 3 milionë eurosh ka ardhur nga familja e Osama Bin Ladenit, një nga terroristët më të tmerrshëm në historinë e njerëzimit.

Ditën e enjte, avokati Andreas Gledhill QC, i cili po udhëhiqte ekipin ligjor të Abdullahut tha se McCabe e dinte shumë mirë nga vinin paratë e investuara./Zëri

Image