Agjenti tha se është pensionuar, kjo është lëvizja e befasishme e Toures

Agjenti tha se është pensionuar, kjo është lëvizja e befasishme e Toures

Sport maj 16, 2019 - 19:06
Detajet

Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe i Barcelonës, Yaya Toure do ta vazhdojë ende karrierën e tij në futboll, transmeton zeri.info

Agjenti i futbollistit deklaroi së fundmi se 36-vjeçari është pensionuar nga ky sport, por kjo është hedhur poshtë dhe siç duket afrikani do ta vazhdojë karrierën e tij në Kinë.

Ai është lidhur me një transferim te klubi Qingdao Huanghai, raporton “The Sun”.

Toure është pa klub që prej se e ndërpreu kontratën me Olympiacosin në dhjetor të vitit të kaluar./Zëri