Drita: Nuk kemi bërë asnjë gabim, tifozët të qëndrojnë të qetë

Drita: Nuk kemi bërë asnjë gabim, tifozët të qëndrojnë të qetë

Sport May 17, 2019 - 20:57
Lexoni detajet

Drita ka reaguar pas ankesës zyrtare të 89-shit për heqjen e 9 pikëve të ekipit gjilanas.

Përmes një njoftimi për shtyp, Drita ka shkruar që nuk ka bërë asnjë shkelje, përcjelle Gazeta Olle.

“Duke parë që nëpër portalet tona po qarkullojnë lajme se kinse klubi jonë FC DRITA mund ti humbë 9 pikë për shkak të parregullsive në ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit, përmes këtij reagimi dëshirojmë që ta njoftojmë të gjithë opinionin futbolldashës që ne si kampionë aktualë jemi shumë të vëmendshëm në vendimet që i marrim dhe se nuk ka asnjë parregullësi dhe gjithqka është konform rregullave të FFK-së!

Këtë gjë e kemi dëshmuar më së miri edhe në garat ndërkombëtare andaj i ftojmë të gjithë tifozët tanë që të jenë të qetë për këtë situatë që është krijuar”, thuhet më njoftim.