Ismet Munishi: Dolën të sakta parashikimet që u thanë para ndeshjeve të mesjavës
Sport
May 17, 2019 - 21:59
Lexoni detajet
Ismet Munishi i ka komentuar në emisionin “Favorit” në T7 dyshimet dhe akuzat për kurdisje të ndeshjeve të mesjavës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll
Dyshimet dhe akuzat për kurdisje të ndeshjeve të mesjavës në IPKO Superligën e Kosovës në futboll kanë bërë bujë të madhe.
E për këtë temë ka folur edhe trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi, i cili në emisionin “Favorit” në T7 ka thënë se ka preferuar ta shohë ndeshjen Prishtina – Trepça ’89 para ndeshjeve tjera, për të cilat thotë se u kryen ashtu siç ishte parashikuar para fillimit të tyre.