Ky është lajmi i fundit për gjyqtarët e derbit Feronikeli - Prishtina

Ky është lajmi i fundit për gjyqtarët e derbit Feronikeli - Prishtina

Sport maj 19, 2019 - 11:25
Detajet

Gjyqtarët e derbit të vitit ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës nuk janë caktuar ende.

Sipas zyrtarëve të klubeve, ata do të caktohen në ora 13:00 në prani të tyre në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Sipas informatave që kemi ne, janë thirrur disa gjyqtarë kryesorë dhe disa asistentë. Të gjithë do të hyjnë në short në prani të përfaqësuesve të klubeve”, bëjnë të ditur ata për Gazetasheshi.com.

Genc Nuza e Besfort Kasumi, dy gjyqtarët me stemë të FIFA-së do të jenë në opsion për ta gjykuar këtë ballafaqim.