Feronikeli - Prishtina, 2:10

Feronikeli - Prishtina, 2:10

Sport maj 19, 2019 - 12:08
Zbuloni detajet

Titulli i kampionit në Ipko Superligën e Kosovës do të vendoset në javën e fundit, raporton Zëri.info.

Supersfida mes Feronikelit dhe Prishtinës do të fillojë nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit në Drenas.

Prishtina është përsëri në garë, ndërsa kundërshtari i këtij edicioni është Feronikeli nga Drenasi.

Feronikeli është lider momental në renditjen tabelare me 77 pikë pas 32 ndeshjeve dhe përveç fitores i konvenon edhe barazimi për titullin e tretë në histori.

Në anën tjetër Prishtina futet në ndeshje me të gjitha forcat për ta fituar atë dhe për ta rikthyer titullin në kryeqytet pas gjashtë viteve mungesë.

Ndryshe, Prishtina e kërkon titullin e 11-të që nga pavarësimi i futbollit të Kosovës, derisa Nikli titullin e tretë. /Zëri.info