Pasi Galatasaray u shpall kampion në Turqi, festë edhe madhe 'krisi' në Prizren

Pasi Galatasaray u shpall kampion në Turqi, festë edhe madhe 'krisi' në Prizren

Sport May 20, 2019 - 16:04
Detajet

Galatasaray edhe zyrtarisht dje është shpallur kampion i Turqisë në futboll.

Pas fitores ndaj Istanbul Basaksehir, Galatasaray ka rrëmbyer vendin e parë në renditje dhe titullin e kampionit, shkruan Zëri.info.

Me këtë triumf, klubi i madh turk numëron gjithsej 22 tituj në histori të klubit.

Për suksesin e djeshëm të Galatasarayt u festua edhe në Kosovë, respektivisht në Prizren, qytet ky i cili ka numër të madh të tifozëve të gjigantit turk.

Dhjetëra tifozë nga Prizreni e kanë festuar titullin e Galatas në Kalanë e Prizrenit me fishekzjarre.

Festë pothuajse e njejtë ishte edhe para dy vitesh, kur Besiktas ishte kurorëzuar me titullin kampion./Zëri.info