Me shpalljen kampion i Kosovës, zbulohen shumat që Feronikeli do t'i përfitojë nga UEFA

Me shpalljen kampion i Kosovës, zbulohen shumat që Feronikeli do t'i përfitojë nga UEFA

Sport May 20, 2019 - 16:21
Detajet

Me fitoren ndaj FC Prishtinës në pasditën e djeshme, Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Për këtë sukses madhor, klubi nga Drenasi do të shpërblehet mjaft mirë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA si dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Saktësisht, Feronikeli si kampion i ri i Kosovës, do të përfitojë shuma të mjaftueshme financiare për titullin e kampionit, por gjithashtu edhe për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Pasi u shpall kampion, Feronikeli do të përfitojë gjithsej 260 mijë euro nga UEFA.

Kurse për pjesëmarrje në fazën para-eliminatore të Ligës së Kampionëve, 'Industrialistët' do të përfitojnë edhe 230 mijë euro.\

Ndërkaq, në rast se skuadra e Zekirija Ramadanit e fiton ndeshjen e parë duke kaluar në rrethin e parë eliminator, 'Nikli' do të merrte edhe 280 mijë euro.

Në përgjithësi, fitimet minimale të Feronikelit janë 750 mijë euro, por në rast se skuadra kalon në rrethin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, atëherë kjo shumë do të rritet edhe më tepër./Zëri.info