Feronikeli mëson emrat e dy kundërshtarëve për në Ligën e Kampionëve

Feronikeli mëson emrat e dy kundërshtarëve për në Ligën e Kampionëve

Sport May 20, 2019 - 16:38
Detajet

Me fitoren ndaj FC Prishtinës në pasditën e djeshme, Feronikeli është shpallur kampion i Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019.

Për këtë sukses madhor, klubi nga Drenasi do të shpërblehet mjaft mirë nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA si dhe do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Pra, për herë të parë, Feronikeli do të marrë pjesë në fazën para-eliminatore të Ligës së Kampionëve si kampion i Kosovës, shkruan Zëri.info.

Faza parakualifikuese e Ligës së Kampionëve do të organizohet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, saktësisht në stadiumin "Fadil Vokrri".

Tashmë, dihen edhe dy kundërshtarët e mundshëm të skuadrës së Zekirija Ramadanit, por që në këtë fazë do të marrin katër skuadra.

Image

Andaj, Feronikeli është në pritje edhe të një kundërshtari i cili vjen nga San Marino, ku po garojnë La Fiorita dhe Tre Penne.

Ndërkaq, dy skuadrat që tashmë dihen si kundërshtarë të mundshëm të 'Niklit' janë Lincoln Red (kampion i Gjibraltarit) dhe Santa Coloma (kampion i Andorrës).

Faza para-eliminatore fillon nga 20 qershori i këtij viti./Zëri.info