Kishte një vit 'shpërthyes' në Gjermani, Milot Rashica zbulon objektivin e madh në karrierë

Kishte një vit 'shpërthyes' në Gjermani, Milot Rashica zbulon objektivin e madh në karrierë

Sport May 20, 2019 - 17:10
Detajet

Për Milot Rashicën, edicioni 2018/2019 ishte tejet i suksesshëm.

Nëntë gola dhe pesë asistime ishin shifrat e mesfushorit kosovar, i cili gjithashtu ka shënuar edhe tre gola në Kupën e Gjermanisë.

Sidomos në pjesën e dytë të këtij edicioni, 'raketa' e Werder Bremen 'shpërtheu' duke iu shkaktuar telashe kundërshtarëve, shkruan Zëri.info.

Tetë prej golave, Rashica i ka shënuar vetëm këtë vit kalendarik, dhe tani ka objektiva edhe më të mëdha.

"Pas disa vështirësive në fillim, jam i kënaqur tani. Natyrisht, kam pasur dëshirë të arrija edhe objektivin e skuadrës sonë", tha fillimisht 22-vjeçari.

"Por, nuk ka mbaruar ende asgjë. Dua të fitoj shumë në karrierën time", vlerësoi futbollisti nga Vushtrria.

"Do të punoj shumë për këtë. Ju mund të jeni kurioz", shtoi futbollisti 22-vjeçar.

Ndryshe, falë paraqitjeve mbresëlënëse, Milot Rashica është i monitoruar nga Crystal Palace dhe RB Leipzig./Zëri.info