Kastriot Rexha: Kjo ishte 'pika' e edicionit kur ne filluam të mobilizoheshim edhe më shumë për titull

Kastriot Rexha: Kjo ishte 'pika' e edicionit kur ne filluam të mobilizoheshim edhe më shumë për titull

Sport May 20, 2019 - 23:13
Detajet

Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha është më se i lumtur për titullin kampion në Kosovë.

Feronikeli dhe FC Prishtina zhvilluan ndeshjen finale të Superligës së Kosovës në "Rexhep Rexhepi", shkruan Zëri.info.

Ndeshjen e lartëcekur e fitoi Feronikeli me rezultat 1:0 për t'u shpallur kampion.

Ndërkaq, Rexha thotë se humbja ndaj Ferizajt javë më parë ishte pikë kthese për skuadrën e tij.

"Ferizaji na ka hapur sytë shumë si skuadër. Por edhe Ferizaji pas fitores ndaj nesh, i ka fituar të gjitha ndeshjet deri në fund", tha Rexha në "Dueli Sportiv".

"Prej atij momenti kemi pasur një mobilizim të jashtëzakonshëm", vlerësoi Rexha.

"Sa i përket strategjisë së trajnerit, ndaj FC Prishtinës ka përdorur një strategji të mirë", pohoi Rexha, përcjell Zëri.info.

"Kemi mbyllur krahun e djathtë, dhe kemi sulmuar në krahun tjetër", shtoi Rexha./Zëri.info