Publikohet deklarata shokuese e babait të Emiliano Salas një muaj përpara vdekjes

Publikohet deklarata shokuese e babait të Emiliano Salas një muaj përpara vdekjes

Sport May 21, 2019 - 08:59
Detajet

Assesi të largohet dhimbja në familjen e futbollistit tashmë të ndjerë, Emiliano Sala.

Babai Horacio Sala, i cili ndërroi jetë në prill për shkak të sulmit në zemër, ishte tejet i mërzitur për Emilianon, i cili vdiq në moshën 28-vjeçare në avionin “Piper” që u zhduk mbi Kanalin e La Mansit teksa po e transportonte nga Nantes në Kardif në jana, shkruan Zëri.info.

Horacio kishte dhënë një intervistë për “BBC” pak përpara se ai të ndahej nga jeta.

Në lot, ai akuzoi klubin uellsian që nuk u kujdes siç duhej për të birin, duke e lënë të nisej me atë avion të lehtë në kohë të keqe.

“Me të gjitha paratë që kishin për ta blerë nga Nantes, pse nuk menduan për të gjetur një mjet më të sigurt për të mos rrezikuar”, tha një muaj përpara se të vdiste babai i Emilianos.

“Kaq e vështirë ishte që të parashikonin një rrezik të tillë?”.

Image

Cardiff City pagoi 15 milionë sterlina për kartonin e Emilianos, duke e bërë blerjen më të shtrenjtë të historisë:

“E lanë vetëm. E lanë si një qen. E braktisën”.

Cardiff City dhe Nantes janë përfshirë në një çështje gjyqësore me uellsianët që refuzojnë të paguajnë për futbollistin që nuk erdhi kurrë, përcjell Zëri.info.

Nga Uellsi, Cardiff City i mohoi akuzat e Horacio Salas.

“Klubi dhe qyteti janë pranë dramës së familjes Sala dhe është bërë gjithçka që pas kësaj tragjedie familja e Emilianos të mund të ndihmohej nga klubi”, thuhej në deklaratën e skuadrës që edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë./Zëri.info