Jurgen Klopp lë pas injorimin, tregon pse nuk ka luajtur mjaftueshëm Xherdan Shaqiri

Jurgen Klopp lë pas injorimin, tregon pse nuk ka luajtur mjaftueshëm Xherdan Shaqiri

Sport May 21, 2019 - 09:07
Detajet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp insiston se Fabinho dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës së tij në edicionin që lamë pas.

Por, sipas trajnerit gjerman, të dy futbollistët kanë ende për të dhënë për Liverpoolin, shkruan Zëri.info.

Si Fabinho, ashtu edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri iu bashkuan Liverpoolit në afatin kalimtar veror nga Monaco, respektivisht nga Stoke City.

Image

Shaqirit nuk i është dhënë mundësia e mjaftueshme që të luajë, derisa tashmë Fabinho është shndërruar në një futbollist kyç për Liverpoolin.

Dhe Klopp thotë se asnjëri prej këtyre dy lojtarëve nuk kanë arritur ende pritshmëritë e klubit.

“Futbollistët si Fabinho dhe Shaqiri janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Por, ata nuk janë ende në top-formë. Megjithatë, ata kanë bërë hapa të mëdhenj në skuadër”, tha Klopp.

Fabinho ka luajtur në 40 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë edicion, duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy asistime.

Image

Shaqiri nga ana tjetër, ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 30 ndeshje për Liverpoolin./Zëri.info