Xherdan Shaqiri poston foto me flamurin e Kosovës teksa ia uron ditëlindjen yllit të Juventusit

Xherdan Shaqiri poston foto me flamurin e Kosovës teksa ia uron ditëlindjen yllit të Juventusit

Sport May 21, 2019 - 23:33
Detajet

Futbollisti kosovar i Përfaqësueses së Zvicrës dhe Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ia ka uruar ditëlindjen sulmuesit të Juventusit, Mario Mandzukic, shkruan Zëri.info.

Mesfushori nga Zhegra e Gjilanit, e ka postuar një fotografi në rrjetin social 'Instagram' ku ka shkruar: "Happy birthday brade. (Urime ditëlindja vëlla)".

Në foton e publikuar shihet edhe flamuri i Kosovës dhe ai i Zvicrës të cilin e barti Shaqiri në finalen e Ligës së Kampionëve Bayern Munich-Borussia Dortmund në vitin 2013.

Shaqiri dhe Mandzukic e fiton Championsin me Bayernin aso kohe.

Ndryshe, Shaqiri do ta kërkojë Championsin edhe në këtë edicion, por kësaj radhe me Liverpoolin.

Më 1 qershor, Liverpool e sfidon Tottenhamin në finalen e madhe në Madrid. /Zëri.info

Image