Rekord absolut, njihuni me skuadrën shqiptare që e mbylli kampionatin me zero humbje

Rekord absolut, njihuni me skuadrën shqiptare që e mbylli kampionatin me zero humbje

Sport May 22, 2019 - 08:33
Detajet

Devolli i Stavri Nicës u shpall ditën e djeshme kampion i Kategorisë së Dytë, Grupi B.

Bardheblutë triumfuan ndaj Tepelenës në sfidën e fundit të kampionatit me rezultat 4:1 teksa e mbyllën edicionin pa asnjë humbje, duke regjistruar kështu një rekord më vete.

Skuadra nga qyteti i Bilishtit janë të vetmit në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar që e mbyllën kampionatin me kolonën e humbjeve 0.

Pavarësisht se Grupi B i Kategorisë së Dytë, shquhet për ashpërsinë që e karakterizon dhe për fusha të ashtuquajtura të pakalueshme, Devolli arriti të mbetej i pamposhtur duke treguar superioritet dhe cilësi ndaj rivalëve./Panorama