Futbollisti kosovar shokon opinionin në Serbi pasi vendosi që të luajë për Kosovën

Futbollisti kosovar shokon opinionin në Serbi pasi vendosi që të luajë për Kosovën

Sport May 22, 2019 - 08:49
Detajet

Arton Zekaj, një 19-vjeçar i lindur në Suboticë dhe si futbollist i rritur në Partizan, ka vendosur që ta lë Kombëtaren e Serbisë për ta përfaqësuar Kosovën.

Pavarsisht deklarimeve të mëparshme se nuk do ta injoronte Serbinë, ku ka luajtur në të gjitha grupmoshat, madje edhe si kapiten, Zeka tashmë ka ndërruar mendje, shkruan “Alo.rs”, përcjell Zëri.info.

Image

Tutje, mediumi i sipërpërmendur serb i ka kujtuar disa nga deklaratat e futbollistit të Nices, i cili pritet t’i bashkohet grupmoshave U-21 të Kosovës.

“Është përmendur se unë do të luaj për Kosovën në rast se nuk jam në planin A të Serbisë. Kjo është e pasaktë, nuk e bëj këtë”, citon “Alo.rs” fjalët e Zekajt.

Zekaj, i cili luan në Lille, ku është transferuar nga Sopoti, sipas mediumit serb kishte thënë se ‘do të donte që të luante për shtetin që e do më shumë’ dhe që në fund 'braktisi' Serbinë me ndihmën e FIFA-s.

Ndërkohë, në mediet kosovare është konfirmuar lajmi se Zekaj do të ketë të drejtë ta përfaqësojë Kosovën, madje edhe nëse nuk e merr lejen nga Serbia.

Raportohet se Zekaj do t’i bashkohet grupmoshave U-21 të Kosovës për ndeshjet e muajit qershor./Zëri.info