NBA: Toronto barazon serinë e finaleve ndaj Milwaukee

NBA: Toronto barazon serinë e finaleve ndaj Milwaukee

Sport May 22, 2019 - 09:00
Detajet

Ekuilibër në finalet e zonës “play-off” në Konferencën e Lindjes.

Toronto arriti të fitojë me rezultat 120:102 ndaj Milwaukee në ndeshjen e katërt, duke barazuar në 2:2 serinë e ndeshjeve.

Skuadrat kanë fituar sfidat si vendas dhe tashmë seria ‘spostohet’ në Milwaukee.

Fitore e lehtë e skuadrës kanadeze, që vuajti vetëm në çerekun e parë.

Më tej, ndeshja ishte një dominim total i skuadrës së Toronto, që u shkëput deri në 20 pikë në periodën e katërt, përcjell Zëri.info.

Gjashtë lojtarë të skuadrës kanadeze realizuan mbi dhjetë pikë, me Lowry që ishte shënuesi më i mirë me 25 pikë.

Madje 48 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit, që ishin çelësi i suksesit në këtë sfidë.

Për Milwaukee u dalluan Middleton me 30 pikë e Antetokounmpo me 25 pikë, por të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në Perëndim, skuadra e Golden State ka mbyllur serinë dhe është shpallur kampione (mposhti Portland), duke qenë në pritje të mësojë emrin e rivalit në finalet e NBA-s.

Konferenca e Lindjes – Finale Play off: Milwaukee – Toronto, 102:120 (2:2).

Konferenca e Perëndimit – Finale Play off: Golden State – Portland, (4:0)./Zëri.info