'Kam pak shanse që të luaj në Wimbledon'

'Kam pak shanse që të luaj në Wimbledon'

Sport May 22, 2019 - 09:15
Detajet

Ish-numri një në botë në tenis, Andy Murray ka deklaruar se gradualisht po rikthehet në formë, teksa vijon stërvitjen.

Gjithsesi, 32-vjeçari britanik mendon se nuk do të jetë në gjendje që të luajë në Wimbledon (1-14 korrik), përcjell Zëri.info.

Në janar, Murray, fitues i tre ‘grand slam’ në karrierë, u shpreh se mund të tërhiqet nga sporti pas turneut të Wimbledon.

Megjithatë, pas operacionit dhe trajtimit të kujdesshëm që po i bën problemeve të shpinës, Murray shpreson se karriera e tij mund të ketë sërish kuptim.

“Mendoj se kam sjhumë pak shanse që të jem në Wimbledon apo të luaj ndonjë ndeshje në fushat me bar këtë edicion. Ndoshta luaj në lojën dyshe, pasi nuk jam ende gati për lojën teke. Jam më mirë fizikisht, por ende nuk kam atë ndjesi se jam në formën e duhur për të luajtur në Wimbledon”, tha Murray.