'Daily Mail': Chelsea lëshon pe, pranon ofertën e gjigantit të Evropës për Eden Hazard

'Daily Mail': Chelsea lëshon pe, pranon ofertën e gjigantit të Evropës për Eden Hazard

Sport May 22, 2019 - 09:33
Detajet

Chelsea ka shprehur gatishmëri për shitjen e Eden Hazard gjatë afatit kalimtar veror.

Ky vendim i Chelseat vjen ani pse klubi është pezulluar me mos-transferimin e futbollistëve në dy afatet e ardhshme, shkruan Zëri.info.

“Daily Mail” raporton se Chelsea do t’i pranojë 100 milionë eurot e ofruara nga Real Madridi, duke mos rrezikuar që ta humbas belgun në verën e vitit 2020 si lojtar të lirë.

Hazard ka hyrë në muajin e fundit të kontratës së tij në “Stamford Bridge”, andaj klubi duket të jetë i frikësuar se ai mund të largohet pa lënë asnjë cent në arkën e tyre.

Chelsea do të donte ta shikonte yllin belg të qëndronte në Londër, por tashmë është në dijeni se mendja e tij është në “Santiago Bernabeu”.

Chelsea fillimisht kishte kërkuar 130 milionë euro nga Real Madridi për shitjen e Hazardit, por tani është në dijeni se ai mund të largohet në verën e vitit 2020 si lojtar i lirë, andaj 100 milionë euro ka bindur finalistin e Ligës së Evropës./Zëri.info