Harrojeni Juventusin dhe Bayernin, BATE Borisov ndjek rekordin botëror!

Harrojeni Juventusin dhe Bayernin, BATE Borisov ndjek rekordin botëror!

Sport May 22, 2019 - 10:20
Detajet

Për të parën herë në histori, kampionët e pesë kampionave kryesore në Evropë nuk kanë ndryshuar fare nga edicioni i kaluar.

Bayern Munich ishte i fundit në listë që iu shtua skuadrave si Juventusi, Manchester City, Barcelona dhe Paris Saint-Germain.

Nga këto, bavarezët me shtatë tituj radhazi dhe Juventusi me 8 radhazi kanë ecurinë më të gjatë, ndërsa për Manchester Cityn, Barcelonën dhe PSG-n, dominimi është vetëm në dy vitet e fundit, shkruan Zëri.info.

Por, kontinenti i vjetër dhuron një panoramë edhe më të dendur të klubeve që kanë vendosur një farë hegjemonie në kampionatin që marrin pjesë.

Në fakt, nëse hedhim një sy në Bjellorusi, do të gjejmë BATE Borisov, që fiton titullin kampion prej 13 edicionesh radhazi.

Një rekord ky i vendosur Rosenborg nga viti 1992 deri në 2004.

Nëse edhe këtë edicion që sapo ka nisur, skuadra bjelloruse do të shpallet kampion, atëherë do të vendosë rekord absolut në botë.

Rekordmeni, në këtë rast, është futbollisti Dmitri Baga, mesfushor 29-vjeçar, që me BATE Borisov ka fituar plot nëntë tituj kampionë (aq sa Franck Ribery me Bayern Munich) dhe ky është edicioni i dhjetë që luan me fanellën e skuadrës më prestigjoze në Bjellorusi.

Për të ndjekur Juventusin, edhe Celtic në Skoci dhe The New Saints në Uells janë po ashtu fituese të kampionatit për edicione vite radhazi.

13 tituj radhazi

BATE Borisov (Bjellorusi)

8 tituj radhazi

Celtic (Skoci)

Juventus (Itali)

The New Saints (Uells)

7 tituj radhazi

APOEL (Qipro)

Bayern (Gjermani)

Ludogorets (Bullgari)

6 tituj radhazi

Qarabag (Azerbajxhan)

Salzburg (Austri)

5 tituj radhazi

Astana (Kazakistan)

4 tituj radhazi

Dudelange (Luksemburg)

Rosenborg (Norvegji)

Sheriff (Moldavi)

3 tituj radhazi

Shakhtar (Ukrainë)

2 tituj radhazi

Barcelona (Spanjë)

Cluj (Rumani)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Galatasaray (Turqi)

Helsinki JK (Finlandë)

Lincoln Red Imps (Gjibraltar)

Manchester City (Angli)

PSG (Francë)

Shkëndija (Maqedoni e Veriut)

Crvena Zvezda (Serbi)

Suduva (Lituani)

Sutjeska (Mali i Zi)

Valletta (Maltë)

Valur (Islandë)

Young Boys (Zvicër)./Zëri.info