'BBC': Arineta Mula, femra kosovare që ka ‘pushtuar’ Everestin

'BBC': Arineta Mula, femra kosovare që ka ‘pushtuar’ Everestin

Sport May 22, 2019 - 10:58
Detajet

Kur Kosova filloi ta zgjedhte skuadrën e parë për t’u ngjitur në Majën e Everestit, Arineta Mula aplikoi për shansin që t’i bashkohet grupit të alpinistëve të cilët ishin të gjithë të gjinisë mashkullore.

Pavarsisht paragjykimeve dhe rezistimeve, ajo insistoi ta fitonte një vend në skuadër, shkruan “BBC”, përcjell gazeta “Zëri”.

“Në Everest, femrat janë të trajtuara më ndryshe”, tha Mula.

“Zyrtarët përkatës donin që të më injoronin mua dhe t’u jepnin përparësi vetëm kolegëve meshkuj. Nuk mendoj se ishte e qëllimshme pasi ka më pak femra që ngjiten në male se sa meshkuj”, vlerësoi alpinistja e njohur nga Kosova.

Mula tutje vazhdon të thotë se paragjykimet vazhduan sërish kur ajo u kthye në Kosovë.

“Njerëzit komentonin duke më thënë: ‘Punë e mirë, por ju jeni me fat që keni një mashkull t’iu ndihmoj juve”, tha ajo.

“Kam vuajtur. Çdo kush e bën këtë, por kur unë arrita ngjitjen më 22 maj të vitit 2017, unë e bëra këtë vetvetiu”, shtoi Mula.

Femër e mrekullueshme

Pas Everestit, Mula ishte edhe më e vendosur që të tregonte se ‘femrat e maleve’ duhej gjykuar më ndryshe nga homologët e tyre meshkuj.

Në gusht të vitit 2017, ajo organizoi ngjitjen e saj në mallet zvicerane, përkatësisht në Ridge Mittellegi.

Udhërrëfyesi i saj ishte mashkull, i cili mbeti i shokuar pasi Mula me skuadrën e saj përfundoi ngjitjen për vetëm dy ditë duke i thënë se ajo kishte lindur për t’u ngjitur.

Po atë vit, Mula përfundoi ngjitjen në një lartësi prej 6.812 metra në Ama Dablam në Nepal me një skuadër të përbërë nga të gjitha femra.

“Ishte një ngjitje e vështirë teknike. Ishim me pesë femra tjera, nga SHBA dhe Suedia. U ndjeva e lirë, për herë të parë”, potencoi Mula.

Mula përfundoi ngjitjen në malin e sipërpërmendur për tetë ditë, ani pse zakonisht zgjatë katër javë.

Nga një sportiste e famshme, në udhërrëfyese e kompanisë së madhe

Me rritjen e famës së Arineta Mulës, themeluesit e “Balkan Natural Adventure” dhe bashkëvendasit e saj nga Peja, Virtyt Gacaferri dhe Nol Krasniqi iu afruan asaj për të shërbyer si një udhërrëfyese për kompaninë e tyre, e cila çon turistë active nëpër vendet turistike të Ballkanit, sidomos në Kosovë dhe në Mal të Zi.

Gacaferri, një ish-gazetar dhe ndërmjetësues për gazetarët e perëndimit gjatë luftës në Kosovë, beson se zhvillimi ekonomik është çelësi për parandalimin e luftërave të ardhshme në Ballkan.

Kjo është arsyeja pse ai la mediet për të ndërtuar një kompani që do të ishte e fokusuar në promovimin e turizmit në malet shqiptare.

“Unë tashmë e njihja Arineta Mulën si emër sepse ajo tashmë ishte bërë një sportiste e famshme në Kosovë”, tha Gacaferri.

“Pas ngjitjes në Everest, nuk kisha më asnjë dyshim për aftësitë e saj alpinise”, shtoi ai.

Mbështetje nga dy shtete

Edhe Qeveria e Kosovës është krenuar me arritjet e alpinistes Arineta Mula, teksa ka pasur rast që ia ka sponozorizuar ngjitjet e saj.

Ndërkaq, Shqipëria i ka dhënë pasaportën shqiptare për të udhëtuar në vende të ndryshme për shkak të problemeve burokratike të cilat i ka Kosova.

Të dyja shtetet, Arineta i përfaqëson në ngjitjet e saj.

Në gusht të vitit 2018, Mula u ngjit në malin Elbrus (5,642m), malin më të lartë në Evropë, që ndodhet në Rusi.

Ajo u ngjit për vetëm tre ditë.

Javë më vonë, ajo pushtoi ‘Carstensz Piramid’ në Indonezi./Zëri.info