Zyrtare: Merr fund gjithçka, Hazard bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Merr fund gjithçka, Hazard bëhet me skuadër të re

Sport May 22, 2019 - 11:47
Detajet

Borussia Monchengladbach ka konfirmuar se Thorgan Hazard është larguar nga klubi në drejtim të Borussia Dortmundit.

Mesfushori ofanziv është blerja e dytë e “Milionerëve” në këtë verë pas ardhjes së mbrojtësit të majtë, Nico Schulz nga Hoffenheimi, shkruan Zëri.info.

Hazard ka kaluar pesë edicione në Monchengladbach, duke shënuar 45 gola në 176 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Image

Fillimisht, ai kaloi në “Borussia-Park” si i huazuar nga Chelsea, por që më pas e bëri transferimin permanent në verën e vitit 2015.

Derisa ai ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin e Monchengladbach, Hazard ka vendosur të largohet.

26-vjeçari ishte pjesë e Kombëtares së Belgjikës, e cila përfundoi në vendin e tretë në Kampionatin Botëror në Rusi, duke humbur nga Franca në gjysmëfinale, por që e kanë mposhtur Anglinë në ‘play-off’-in e vendit të tretë.

Image

Ai ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar 11 asistime në 33 paraqitje në Bundesliga edicionin e kaluar në Bundesliga./Zëri.info