Gjermania publikon listën e të ftuarve, ndryshime të mëdha nga Joachim Low

Gjermania publikon listën e të ftuarve, ndryshime të mëdha nga Joachim Low

Sport May 22, 2019 - 12:17
Detajet

Mario Gotze është lënë jashtë skuadrës së Gjermanisv për ndeshjet e muajit të ardhshëm në eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro 2020”, por Leroy Sane dhe Marco Reus janë ftuar.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos mungon shkaku i një lëndimi muskulor, derisa portieri i Arsenalit, Bernd Leno zëvendëson Marc-Andre ter Stegen, i cili është duke vuajtur nga një lëndim në gju, shkruan Zëri.info.

Ndryshe, skuadra e Joachim Low përballet me Bjellorusinë në Borisov më 8 qershor, para se ta pres Estoninë në Mainz tre ditë më vonë.

Image

Lista e plotë e Gjermanisë:

Portierë: Bernd Leno, Manuel Neuer, Kevin Trapp

Mbrojtësit: Matthias Ginter, Marcel Halstenberg, Jonas Hector, Thilo Kehrer, Lukas Klostermann, Nico Schulz, Niklas Stark, Niklas Sule, Jonathan Tah

Mesfushorët: Julain Brandt, Julian Draxler, Serge Gnabry, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Kai Havertz, Joshua Kimmich

Sulmuesit: Marco Reus, Leroy Sane, Timo Werner./Zëri.info