Sot ndeshjet e para finale
Palestra “Karagaçi” në Pejë do të jetë sot arenë e hendbollit dhe e sportit kosovar në përgjithësi, shkruan faqja zyrtare e FHK-së, përcjell Zëri.info.
Në të do të paraqiten hendbollistet dhe hendbollistët më të mirë të Kosovës.
Fillimisht prej orës 18:00 luhet ndeshja e parë finale e ‘play-off’-it te hendbollistet në mes të Istogut dhe Vushtrrisë.
Pritet ndeshje e bukur, e fortë, cilësore dhe shumë shikues.
Ndeshja elitare e femrave i lë vend superndeshjes së hendbollistëve në mes të Besa Famgasit dhe Kastriotit.
Është kjo sfida e parë finale e plejofit në Superligën e hendbollistëve.
Ndeshja Besa Famgas – Kastrioti fillon në ora 20:30.
Me hendbollistët më të mirë në arenë dhe me skuadrat shumë të motivuara për sukses, spektakli hendbollistik është i garantuar./Zëri.info