Hadërgjonaj e Rashkaj mbeten nën 'hije', këta janë lojtarët e ftuar nga Challandes për të cilët nuk kemi dëgjuar shumë
FOTO: Laura Hasani

Hadërgjonaj e Rashkaj mbeten nën 'hije', këta janë lojtarët e ftuar nga Challandes për të cilët nuk kemi dëgjuar shumë

Sport May 22, 2019 - 12:57
Detajet

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”.

Në dy ndeshjet e muajit qershor, Kosova do të luajë kundër Malit të Zi, më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë, më 10 qershor në Sofje, shkruan Zëri.info.

Për këto dy ndeshje, vetëm Anel Rashkaj dhe Florent Hadërgjonaj ishin pritur që të ishin risitë e radhës nga trajneri Challandes.

Megjithatë, përveç Rashkaj dhe Hadërgjonaj, në Përfaqësuese është rikthyer edhe Elbasan Reshani dhe Shkelqim Demhasaj.

Image

Ndërkaq, për herë të parë, Challandes ka ftuar edhe Ibrahim Dresheviq, i cili luan në Heerenveen dhe Ylldren Ibrahimaj, i cili luan në Viking.

Lista e plotë e Kosovës:

Portier: Samir Ujkani, Arijanet Muriqi dhe Visar Bekaj.

Mbrojtës: Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Mergim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Benjamin Kololli, Leart Paqarada, Ibrahim Dresheviq dhe Mirlind Kryeziu.

Mesfushor: Herolind Shala, Idriz Voca, Anel Rashkaj, Ylldren Ibrahimaj, Bersant Celina, Florent Hasani, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani, Arber Zeneli, Milot Rashica.

Sulmues: Vedat Muriqi, Atdhe Nuhiu dhe Shkelqim Demhasaj./Zëri.info