Kjo është agjenda e Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Kjo është agjenda e Kosovës për ndeshjet me Malin e Zi dhe Bullgarinë

Sport May 22, 2019 - 19:32
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës do të grumbullohet më 2 qershor, ndërsa më 5 qershor do ta marrë rrugën drejt Podgoricës, ku do ta zhvillojë ndeshjen me Malin e Zi më 7 të muajit të ardhshëm, në kualifikimet e Evropianit 2020

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes e ka bërë sot publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, kundër Malit të Zi më 7 qershor në Podgoricë dhe kundër Bullgarisë më 10 qershor në Sofje.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar të mërkurën edhe agjendën e “Dardanëve”.

Image

Stërvitja e parë e kompletuar do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Pas ndeshjes me Malin e Zi Kosova do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje më 8 e 9 qershor, para duelit të 10 qershorit me bullgarët, i cili do të zhvillohet në Sofje. 

Orari i stërvitjeve të Kosovës:

02.06. ora: 18:00

03.06. ora: 11:00

03.06. ora: 17:00

04.06. ora: 11:00

05.06. ora: 10:30

14:00 Nisja për Podgoricë

06.06. ora: 18:00

08.06. ora: 18:00

09.06. ora: 19:00