Lorik Cana dhe Milot Rashica në finalen e Kupës së Kosovës

Lorik Cana dhe Milot Rashica në finalen e Kupës së Kosovës

Sport May 24, 2019 - 23:42
Zbuloni detajet

Feronikeli e ka mposhtur 5:1 në finale Trepçën ’89 për ta fituar Kupën e Kosovës për sezonin 2018/19, shkruan Zëri.info.

Kësisoj kësaj fitore iu ka gëzuar edhe nën kampioni i Kosovës, Prishtina që ka marrë biletën për garat evropiane.

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana dhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica e kanë përcjellur ndeshjen Trepça '89 - Feronikeli (1:5) nga stadiumi 'Fadil Vokrri' në Prishtinë, raporton Zëri.info.

Cana ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Agim Cana që njëkohësisht është edhe president i Vëllaznimit të Gjakovës. /Zëri.info