Presidenti i Barcelonës befason me fjalët e tij për Valverden pas humbjes nga Valencia

Presidenti i Barcelonës befason me fjalët e tij për Valverden pas humbjes nga Valencia

Sport May 26, 2019 - 08:30
Detajet

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se humbja e klubit katalonjas në finale të Kupës së Mbretit nga Valencia nuk ishte për faj të trajnerit Ernesto Valverde, transmeton zeri.info

Humbja 2:1 nga Valencia të shtunën vetëm sa e ka shtuar presionin ndaj strategut spanjoll, por Bartomeu ka shfaqur besimin e tij ndaj Valverdes.

“Ne gjithmonë kemi thënë se Ernesto ka kontratë për edicionin e ardhshëm. Nuk mendoj se ai është fajtor. Ne kishim shumë raste, por ata nuk e gjetën rrjetën, Por, numëroni golat dhe Valencia e shënoi një më shumë se ne”, deklaroi Bartomeu.

“Nuk është një edicion i shkëlqyer, por as i dështuar. Ne arritëm në finale të kupës, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”, shtoi ai./Zëri