Deputeti shqiptar në festë pas triumfit të Bayernit në Kupë

Deputeti shqiptar në festë pas triumfit të Bayernit në Kupë

Sport May 26, 2019 - 08:43
Detajet

Bayern Munichu e fitoi dje Kupën e Gjermanisë pas triumfit 3:0 ndaj Leipzigut në finale, transmeton zeri.info

Ky ishte trofeu i dytë i bavarezëve këtë edicion, derisa në javën e kaluar e fituan titullin e Bundesligës.

Gjiganti bavarez ka tifozë edhe nëpër trojet shqiptare.

Një tifoz i madh i Bayernit është edhe deputeti i Parlamentit të Shqipërisë nga Partia Socialiste, Taulant Balla.

Menjëherë pas përfundimit të finales, Balla dhe djali i tij kanë pozuar me fanella të gjigantit gjerman derisa Manuel Neuer e ngrinte lart trofeun e Kupës./Zëri

Image